TOP DESTINATIONS
PARISI
Parisi qyteti qe stimulon ndjesite. Parisin duhet ta shohesh,ta prekesh,ta shijosh. Nga magjia e Senes,e bulevardeve te gjera,monumenteve madheshtore,muzeumet dhe kryeveprat e artit deri te dridherimat dhe kenaqesia qe percojne trupin dhe mendjen nderkohe qe provoni te hypni ne maje te kulles Eiffel. Te apasionuarit pas historise ne nje qyet si Parisi gjejne parajsen,aq shume jane gjerat per tu pare e per tu zbuluar. Luvri,muzeu i Picasos,Panteoni,Notre Dami e shume e shume te tjera jane vendet per tu vizituar.
LONDRA
Londra, udhekryq i botes, metropol modern me tradita te lashta, ektroverse, e habitshme. Londra nje qytet unik, i paimitueshem i pasur me kulture, folklor, art, tradite. Me Londren dashurohesh me shikimin e pare.Origjinale, romantike, me mijra kontraste eshte nje nga qytetet qe ofron arsye pa fund per ta vizituar. Londra, qyteti qe nuk flen kurre. Londra qe te entuziazmon dhe te mahnit me bukurine e saj. Londra qe te stimulon pa fund me kozmopolitetin, me nderthurjen e racave dhe ngjyrave, me tolerancen dhe ekstravagancen e saj.
ROMA
Roma qytet unik.Roma qyteti qe mjafton ta shohesh nje here dhe do e duash pergjithmone. Qyteti I monumenteve,i siteve arkeologjike,i imazheve dhe ngjyrave pa fund.Ketu kujdesi per aspektet estetike te jetes nderthuret me nje dinamizem urban te pabesueshem.Ne Rome ndihesh “cool” qofte dhe duke bere nje shetitje neper rrugicat e ngushta,duke u perkedhelur nga dielli i ulur ne tavolinen e nje bari apo duke ngrene nje pjate pasta ne nje nga tratorite tipike romane. Nuk doni te mbylleni ne nje muze? Nuk ka problem perderisa cdo rruge e Romes eshte si nje liber historie.
MILANO
Milano ne impaktin e pare te kujton nje modele ne pasarele. Nje qytet estetikisht i mrekullueshem ku mbizoterojne si ndertesat historike ashtu dhe ato me nje arkitekture super moderne,pak doze ekstravagance dhe nje predispozite per te te surprizuar. Megjithate Milano eshte shume me teper se sa nje bukuri siperfaqesore. Milano eshte motori i ekonomise se vendit ku ka seline dhe Bursa e megjithate thesaret e saj kuturore dhe historike perfshijne : Duomo-n e famshem, pikturat e Leonardos,Teatrin Scala, si dhe Keshtjellen e familjes Sforza.
FIRENCE
Dimensioni historik dhe kulturor i Firences eshte i jashtezakonshem. Qyteti eshte nje nga destinacionet me te dashura, plot me atmosfere dhe sugjestion sepse Firence eshte deshmitare e gjalle e zhvillimit kulturor dhe politik te gjithe Evropes. Pallatet madheshtore,gallerite e artit,kishat e pasura me thesare historike deshmojne dashurine e popullit fiorentin per te bukuren.Panorama e Firences me catite e kuqe dhe kupolat madheshtore eshte vertete mbreselenese.
VENECIA

Ne nje veshtrim te pare duket sikur Venecia e ka mendjen si te zbukurohet sa me shume.Lejeni veten te mrekulloheni nga bukuria e pallateve ne Canal Grande por kujdes: ky qytet nuk eshte vetem I bukur,eshte dhe nje bombe e vertete energjie. Venecia eshte nje mrekulli arkitektonike,arti,inxhinjerie,kulinarie.Venecianet jane nje popull i vecante qe kane gjetur gjithmone forcen per te bere te famshem artin,muziken,unicitetin e stilit te tyre.
BARCELONA
Ne Barcelone cdo stine e vitit eshte periudhe eventesh te medha qe karakterizohet nga festa qe zgjasin dhe nje jave te tere.Ndertesat e larta pjese e krijimtarise se gjeniut eksentrik ,Gaudi do ju lene me goje hapur. Panorama artistike,me kryeveprat e Piccasos dhe Miro’-se do ju impresionojne pa fund dhe mbi te gjitha njerezit e Barcelones do ju bejne menjehere per vete me ekspresivitetin dhe karizmen e tyre.Kisha e famshme me stil neogotik,Sagrada Familia e projektuar nga i madhi Gaudi’ filloi te ndertohet ne 1882 dhe mendohet te mbaroje ne 2020.
VIENA
Madheshtia e Vienes pasqyronte nje here e nje kohe superioritetin e perandorise se Habsburgeve. Ndertesa monumentale,muzeume prestigjoze qe ruajne brenda vetes thesare te verteta arti,orkestra virtuoze dhe koret e zerave te bardhe qe shpalosin talentet ne salla koncertesh madheshtore. Jo vetem kaq por ne Viene edhe gjera me te thjeshta si nje shtetije ne buze te lumit apo nje darke ne nje nga restorantet tipik me nje gote vere perpara kane nje shije te vecante.Mos lini pa provuar schintzelin vienez dhe embelsiren e famshme “Sacher”.
REST OF THE WORLD
Madrid
Bruksel
Amsterdam
Prage
Stokholm
Kopenhagen
Budapest
Oslo
Berlin
Mynih
Varshave
Nju Jork
Los Anxhelos
Rio De Zhaneiro
Hong Kong
Tokio
Pekin … e shume destinacione te tjera vetem me nje klik


