Rregjistrohu per te marre ofertat e fundit

E-mail:

Krociera

Costa Atlantica.

Anija e parë qe u ndertua me ballkone te gjera: 678 ballkonet private i lejojnë pushuesit te përjetojnë nje atmosfere fantastike. Stili i kesaj anije eshte plot ngjyra, hare dhe risi duke respektuar edhe traditën.
Anija është një homazh per Federico Fellinin dhe kryevepren e tij “La Dolce Vita”.

Costa Allegra.

Një anije me personalitet shumë të gjallë dhe te larmishem. Ndertuar ne stilin barok dhe neo-klasik, per te percjelle ne menyre direkte shpirtin e pastër dhe të thjeshtë italian.

Costa Concordia.

Imponuese dhe madheshtore, emri i saj është simbol i harmonisë midis popujve. Kosta Konkordia eshte një anije e orientuar ne mireqenien e shpirtit dhe relaksit, e para ne te cilen eshte ndertuar nje Spa Samsara me nje madhesi prej 6000 metra katror me pamje nga deti.

Costa Deliziosa.

Lindur për të te bere per vete, per te te kenaqur dhe plotësuar çdo dëshirë.
Deliziosa është një xhevahir i përsosur, e projektuar për t’ju dhënë një përvojë unike, nga Spa ne teatrin e madh dhe kinemane 4D spektakolare.
Një përvojë dhe kënaqësi unike për një krociere të paharrueshme.

Costa Favolosa.


Ashtu si keshtjella magjepsur nga perrallat është mbështjellë kjo anije nga magjia. Me mobilje dhe materiale të çmuara dhe nje teknologji të përparuar Favolosa mirepret çdo mysafirë në hollin e dekoruar me diamante të ndritshme dhe mbretëror.
Argëtuese për çdo orë të ditës dhe të natës.

Costa Fortuna



Spektakolare në çdo detaj. Costa Fortuna është trashëgimtare e trans-atlantikeve me lluksoze italiane. Anija te ofron komoditet dhe elegance, surpriza, te mrekullon dhe argëton. Hall te mrekullueshëm dhe origjinal te pasuruar me 26 modele më të bukura te anijeve Costa.

Costa Luminosa.


Materiale të cilësisë se larte dhe te rafinuara, dizajn dhe stil rinor, zgjedhje arkitektonike të mahnitshme. Kosta Luminosa-anija e dritës eshte nje nga anijet me te reja dhe magjepsese te flotes Costa. Krijuar per t’ju joshur dhe per t’ju dhuruar momente te paharrueshme, Luminosa eshte diamanti i Costa-s.

Costa Mediterranea


Frymëzuar nga stili i pallateve të lashtë të gadishullit te Mesdheut, kjo anije perfaqeson denjesisht hijeshin Italiane me detajet e rafinuara dhe e pasurur nga shume vepra arti. Unik dhe spektakolar është Restoranti i Argentiere-ve, ku jane ekspozuar 139 pjese artistike te punuara në argjend.

Costa Magica


Mrekullitë e disa prej lokaliteteve më të bukura në Itali ju mund ti gjeni këtu. Kosta Magica u është dedikuar atraksioneve me magjike te ketij vendi. Një udhëtim fantastik në qytetet dhe veprat më të famshme të artit tone.

Costa Pacifica



Ne bordin e Costa Pacifica gjithçka eshte e mahnitshme, terheqese, argetuese dhe emocionet nuk mbarojne kurre. E frymëzuar nga muzika, mjediset e saj plote ngjyra dhe gjalleri janë secili te karakterizuare nga një simfoni e ndryshme. Sekreti i bukurise se saj eshte ne shumllojshmerine e stileve qe e karakterizojne.

Costa Romantica



Kjo është një anije plot me hijeshi e karakterizuar nga një stil rigoroz dhe relaksues detar. Dekori është moderne dhe ngjyrat jane të celura dhe te ngrohta. Kosta Romantica është e përkryer për një udhëtim pa kohë ku do ta gjeni veten te rrethuar nga mijera perkujdesje speciale.

Costa Serena



Costa Serena është anija e perëndive, tërheqëse për origjinalitetin dhe elegancën e ambjenteve te brendshme të saj të frymëzuara nga mitologjia dhe figurat e Romes se lashte. Relax, fitness, sport, argetim dhe kulture: mijera eksperienca mbreselenese ne nje pushim te vetem. Costa Serena është një tempull i vërtetë argetimi lundrues.

Costa Victoria


Elegante dhe e rinovuar tërësisht, me ballkone të reja, tarracat dhe dritaret, Costa Victoria ka një stil unik që kombinon stilin klasik detar me një dizajn modern.
Mjediset elegante, origjinale te pasuruara me vepra arti te vlershme e bëjnë këtë anije një kryevepër të sofistikimit dhe elegances.

Costa Clasica


Costa Classica është një anije moderne dhe mikpritese, me ambjente të rafinuara dhe detaje sugjestive. Koha ne bord kalon ne relaksin me total, te zhytur në një stil te thjeshte por shumë elegant. Nga personaliteti i hapur është një anije me shume vlera dhe e dashur per ata qe dine te vleresojne.