Dubai & Abu Dhabi
Dita 1. 27 Mars
Fluturim me Turkish Airlines. Mberritje ne Dubai. Transferte dhe akomodim ne hotel.
Dita 2. 28 Mars
Mbas mengjesit Turi i Dubait, nje nga qytetet me magjike ne bote. Para sysh do t’ju shfaqet nje parajse artificiale me kontraste midis se shkuares dhe se ardhmes, tradicionales dhe ultramodernes; Xhamia e Xhumeires, rezidencat dhe hotelet luksoze buze plazhit te Xhumeires, ku spikat i famshmi dhe i vetmi hotel ne bote me 7 yje, Burj Al Arab; Atlantis Hotel mbi “Palmen” artificiale; Bulevardit Sheikh El Zayed me rrokaqiejte gjigande qe arrijne kulmin me kullen me te larte ne bote Buj Khalifa, Pallati i Sheikut te Dubait, Muzeu i Dubait dhe qyteti i vjeter Bastakia jane deshmi te transformimit rrenjesor te Dubait. Gjate ekskursionit tone do te vizitojme edhe qendra te famshme tregtare, nder te cilat Mall of Emirates, e mirenjohur per larmine e mallrave dhe per pistat e skive me bore artificiale.
Kthim ne hotel.
Dita 3. 29 Mars
Mbas mengjesit, tur per ne kryeqytetin e Emirateve, Abu Dhabi. Nje qytet mbreselenes ku bulevardet e gjera, gjelberimi dhe rrokaqiejte jane deshmi e nje transformimi rrenjesor. Xhamia Zajed, Pallati Mbreteror, Heritage Village, Zona Rezidenciale jane disa nga atraksionet qe do te vizitojme. Dreka ne nje restorant modern (bufe). Kohe e lire per shopping ne Marina Mall. Ata qe deshirojne mund te vizitojne edhe pisten Formula 1 te Ferrari-t. Kthim ne Dubai.
Dita 4. 30 Mars
Mbas mengjesit ne hotel, paradite e lire per shopping. Hoteli yne ndodhet shume prane qendres ultramoderne Dubai Mall. Nje eksperience fantastike per shopping. Mos lini pa vizituar Akuariumin gjigand. Ata qe deshirojne mund te perfitojne nga koha e mrekullueshme per plazh ne nje nga bregdetet me te bukura ranore te botes. Dreka (opsionale) ne hotelin 7* Burj Al Arab.
Mbasdite nisje e organizuar per Safari ne shkretetire me fuoristrada; nje eksperience jo e zakonshme ku krahas eksplorimit te shkretetires do te perballeni me ndjenjen e aventures dhe argetimit pamase ndersa sfidoni dunat e reres. Mbas qendrimit ne nje nga dunat me te larta per te kundruar nje perendim dielli te mrekullueshem, udhetimi do te vazhdoje drejt tendave te beduineve, per nje mbremje te paharruar ne zemer te shkretetires me darke ne forme barbekyje. Gjate kthimit ne hotel ndalese perballe kulles Burj Khalifa per te ndjekur spektaklin e shatervanit gjigand.
Dita 5. 31 Mars
Mbas mengjesit transferte ne aeroport dhe fluturim per ne Tirane.
Ne cmim nuk perfshihet viza prej 70 Eur.

Bileta vajtje-ardhje Turkish Airlines

