Stamboll
08.03.12
Fluturim me Turkish Airlines. Mberritje ne aeroportin e Stambollit me 13:25. Pas kontrollit te pasaportes dhe marrjes se bagazheve, transferte ne hotel. Sistemim neper dhoma. Darka e lire.
09.03.12
Mbas mengjesit, nisja për një vizite të qëndrës historike të Stambollit me veprat e tij madhështore: Xhamia Blu, e vetmja në botë me 6 minare, Bazilika e Shën Sofisë, kryevepra e artit Bizantin, Hipodromi Romak, Sarajet e Topkapisë, residenca e sulltanëve të Perandorisë Osmane përfshirë edhe vizitën e Kapalli Çarshisë, një nga veprat më mbresëlënëse të Stambollit me arkitekturën orientale dhe me mijëra dyqane.
Ne fund te ekskursionit shopping ne nje nga qendrat me te famshme tregtare te Stambollit.
10.03.12
Mengjesi ne hotel. Mbas mëngjesit tur panoramik i Stambollit. Nga pjesa historike nëpërmjet Urës së Gallatës do të kalojmë në pjesën moderne të Stambollit; në sheshin Taksim dhe shëtitoren Istiklal, jo vetëm një dëshmi e arkitekturës së Turqisë së shek. të 19-të, por edhe një nga shëtitoret më popullore të Stambollit, ku gjenden butikë modernë, kafene, galeri arti etj. Ne vazhdim eksursion ne nje nga vendet me te bukura ne bote, ngushtica e Bosforit. Duke kaluar mbi nje nga urat me gjigande qe lidh dy kontinentet per t’u ngjitur ne kodren me te larte te Stambollit, ju do te keni mundesi te mahniteni nga bukuria natyrore dhe arkitektonike e kesaj zone.
Udhetimi arrin kulmin me nje lundrim me anije pergjate ujrave te Bosforit.
11.03.12
09:00 Mengjesi ne hotel. Transferta per ne aeroport.

Udhetimi vajtje-ardhje

