Duke filtruar rezultatet. Ju lutem prisni...
Tel: +355 42246730
Cel: +355 692081903
€499 per person. 28 Nentor – 01Dhjetor
Paketa perfshin
  • Fluturimin direkt per Mynih me Lufthansa
  • Akomodimin ne Prage ne hotel 4* & Mynih ne hotel 3* me mengjes
  • Turi i Mynihut, Turi i Prages & Karlovi Vari
  • Transfertat sipas programit
  • Guida ne shqip

Dita 1. 28 Nentor 
Nisja nga Tirana me Lufthansa ora 11:55 direkt per ne Mynih. Pas procedurave  aeroportuale  nisja drejt qendres se qytetit  ku  vizitojme  qendren historike te Mynihut duke filluar nga shetitorja kryesore, ku ndodhen dyqane luksoze e kafene te shumta do te na  njohin me atmosferen miqesore  te kryeqendres bavareze  Shetitja do te vazhdoje me viziten e pallatit mbreteror Nymphenburg dhe te parqeve  rreth tij. Me tej do te njihemi me atraksionet e tjera te Mynihut: Koeningsplatz, Karolinen Platz, Brienerstrasse, Ludwigstrasse, Universiteti, Siegestor, Opera, Marienplatz. Transferte per ne Prage . Akomodim ne hotel. Darka e lire. 

Dita 2. 29 Nentor 
Pas mengjesit ne Hotel, fillimi i programit tone. Ndertuar mbi 7 kodra ne krahet e lumit Vltava Praga eshte qyteti me piktoresk i Evropes. Do te vizitojme zonat me te bukura te saj ku spikasin monumente si:  Pallati i Presidentit, Keshtjella Hradcani, Katedralja Shen Vitus, Ura e Karlit, nje kryeveper mahnitese; Bashkia; Teatri Smetana, Rrugica e Arte ku ndodhet shtepia e shkrimtarit Franc Kafka, sheshi i qytetit te vjeter me oren astronomike te shek. 17. 
Nje shetitje me anije, ofron pamje  fantastike te monumenteve te Prages ( Opsionale ). Kthimi ne hotel. Darka e lire.

Dita 3. 30 Nentor 
Mbas mengjesit ne Hotel, vizitë  në  Karlovi Vari. Adresa e dikurshme e aristokracise se Evropes, Karlovy Vary është i famshem per cilësitë kurative termale (13 burimet termale), për vlerat historike si edhe për traditën në punimet e qeramikës, porcelanit dhe kristalit. Pas ketij udhetimi te mrekullueshem kthim ne Mynih. Akomodim ne hotel.Darka e lire.

Dita 4. 01 Dhjetor 
Mbas mengjesit ne Hotel, transferta per ne aeroportin e Mynihut dhe fluturimi per ne Tirane. 

* Shetitja me anije ne Vltave eshte 12 Eur ( OPSIONALE )

Lidhje e enkriptuar
256 bit

info@savatours.com

+355 42 246 730

+355 69 20 81 903

Standartet e cilesise

Savatours është anëtare e akredituar e International Air Transport Association (IATA) dhe American Society of Travel Agents (ASTA).

MENYRAT E PAGESES

Se shpejti mund te kerkoni, zgjidhni dhe paguani pushimet tuaja online. Sherbimi i pageses eshte momentalisht ne faze testimi.